Artisti Ermal Mamaqi i ftuar në “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, u përball me lojën me personazhe ku shpesh iu bëhet të ftuarve.
Dy ndër ta ishin edhe çifti më i diskutuar i momentit, konkurrentë të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Ermali dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së Big Brother, nëse ata do të ishin pjesë e trajnimeve të tij.
“Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”. tha Ermali duke qeshur.
Ndërsa për Luizin tha: “Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë.”