Efi dhe Kiara ishin dy prej banoreve që u rikthyen në shtëpinë e Big Brother, pas një televotimi të hapur, por vendimi ishte i paracaktuar më herët.
Këtë e kanë konfirmuar vajzat përmes bisedave të ndryshme spontane që kanë bërë në shtëpi, ndërsa është përfolur se ato janë paguar nga produksioni për këtë rikthim.
Fillimisht kanë qenë disa biseda të supozuara të Kiarës me Jurgenën që menaxhon faqen e Luizit ato që kanë hedhur dyshime se banoret kanë firmosur kontratë me pagesë për rikthimin në shtëpi, ndërsa së fundi është shkëputur një moment interesant brenda shtëpisë.
Efi dhe Kiara të ulura të dyja në oborr, diskutojnë se si nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë valixhet gati sepse vendimi iu është dhënë brenda ditës, që do të futeshin në shtëpi.
Në momentin që Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga të gjithë shikuesit