Aktorja Olta Gixhari pas daljes nga Big Brother ka komentuar lojën e banorëve të tjerë.
E ftuar në ‘Më lër të Flas, Olta tha se Kiara ka bërë gabimin më të madh që është rikyther sërish në shtëpinë e Big Brother.
Ndërkohë, ajo mbështeti edhe batutën e opinionistit Arbër Hajdari, i cili tha se Kiarës tashmë gërhima e Luizit i duket si melodi.
Olta Gixhari: Kiara ka bërë gabimin më të madh që është futur dhe perla është batuta e Arbërit që tha gërhima iu kthye në klarinetë, në melodi do thosha unë. Kjo është fantastike.
Mendon dhe ti se rikthimi i Kiarës e ka bërë pak më arrogante duke marrë vesh se gjithë situatën që është jashtë që është shtuar dashuria për Luizin tek Kiara?
Olta Gixhari: Se di tani, po mjafton që gërhima është kthyer në melodi, për mua mjafton dhe ke thënë gjithçka.