A ishte e planifikuar rikthimi i ish-banorëve të Big Brother Vip në shtëpi? Epo, nga kjo bisedë e cila është duke qarkulluar në rrjet, tregon se po ka qenë e planifikuar dhe banorët të cilët u futën sërish në shtëpi kanë qenë në dijeni.
E mbani mend Jurgenën, vajzën e cila menaxhonte Instagramin e Luizit? Sigurisht që po. Epo në rrjet po bën xhiro një video ku tregon bisedën e kësaj të fundit me Kiara Titon.
Ka qënë Kiara ajo që i ka shkruar e para ku i ka kërkuar të konsumojnë një kafe bashkë dhe më pas një tjetër bisedë e vajzave tregon se dalja e Oltës, hyrja e Bledit, Efit Ronaldos dhe Kiarës ka qenë e planifikuar që më herët.
Kiara:Gena si je çfarë bën?
Gena:Çkemi Kiara,mirë po ti?
Kiara:Mirë edhe unë.Do doja të pija një kafe me ty.
Gena:Po sigurisht,ku dhe kur do takohemi?
Kiara:Takohemi nesër në x vend ora 3?
Gena:Do hysh prap të shtunën?
Kiara:Po Gena
Gena:Ke folur me Lorin ose Arbanën?Apo akoma jo
Kiara:Po kam folur dhe të shtunën do firmos një kontratë zemër për pagesën që do më bëjnë.
Gena:Më bën çudi që duan të nxjerrin Oltën,e ka diçka këtu.Mos po kurdisin ndonjë gjë për ti prishur Luizit lojën aty brenda
Kiara:Se di nuk mundem të jap më shumë informacione.Dhe Efi do marrë pjesë sërisht në BB,do futet të shtunën se kam folur.
Gena:Epo mirë shpresoj të bëhet më e mira dhe qëndroj pranë Luizit mos le produksionin për ta mposhtur.