Loading...

Efi sqarohet me Luizin: Ça problemi ke, çfarë nuk shkon?

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, përpara se Efi të eliminohej nga publiku, kishin krijuar një ortakëri dhe deri diku miqësi me njëri-tjetrin.

Madje, pas daljes së saj, këngëtari i njohur herë pas here e përmendte në shtëpi dhe kishte shumë konsideratë për të. Jo vetëm kaq, pasi Luizi i tha se do të merrte hak ndaj Dea Mishel, e cila i nxori në nominim të dy së bashku me Kiara Titon.

Kthimi i Efit të shtunën në shtëpi, nuk u prit edhe aq mirë nga Luizi. Ose të paktën, kështu u duk në sytë e saj. Për këtë arsye, ajo u ballafaqua me Luizin për të sqaruar ftohtësinë e tij.

Sipas Efit, ajo nuk u prit ngrohtë, ashtu siç pritet një mik, sepse sipas saj, Luizi e ka konsideruar të tillë. Ajo e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme.

Efi i tha se i mban sytë poshtë sa herë e shikon, duke shmangur shikimin me të.

Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë, por thjesht është shumë i fokusuar te loja, sepse edhe 1 muaj Big Brother mbaron. Ai i tha Efit që nuk ka arsye pse të jetë distant, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë brenda në shtëpi dhe se nuk ka përse të ndryshojë qëndrim me të. Pasi u sqaruan, Luizi i dha një përqafim Efit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com