Loading...

Gjergj Luca bën premtimin e madh, ja çfarë do ti dhurojë Luizit për dasmën me Kiarën

Këtë vit ka qenë pothuajse e pamundur mospërfshirja e personazheve të njohura në historitë e krijuara brenda Big Brother Vip.

Politikanë, gazetarë, analistë madje edhe biznesmenë s’kanë qëndruar dot pa dhënë mendimin e tyre për Big Brother si dhe për fenomenin e këtij viti “Luizin”.

Së fundmi, ka qenë biznesmeni Gjergj Luca, i cili përmes një video publikisht i ka premtuar Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari të dalë nga shtëpia, do të organizojnë një dasmë madhështore.

Luca si daja i Luizit është zotuar që do të jetë ai organizatori i kësaj dasme duke e siguruar moderatoren që do të jetë dasma më madhështore dhe e bukur që është bërë në Shqipëri.

“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti.

Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një suprizë.

Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në Fish City, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në video.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com