Loading...

Armaldo Kllogjeri flet për jetën e tij pas daljes nga ‘BBV’: Jam kritikuar nga…

I ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Ndryshe’ ishte Meastro Armaldo Kllogjeri, ish- banor i ‘Big Brother VIP Albania’. Ai i është përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Si e ka ndryshuar ‘Big Brother’ jetën e tij pas daljes?
‘Big Brother’ ka ndryshuar shumë gjëra. E para njëherë vëmendja. Nuk e kam dëshiruar këtë gjë po dua ta pranoj dhe ta kem si sfidë me veten time. Më kanë uruar dhe kemi bërë foto.

Si e vlerësuan familjarët lojën e tij brenda shtëpisë?

Nuk më kritikuan, më uruan. Ishin shumë krenarë për mua. Kritika nga bashkëshortja, ajo më thonte që duhet të kisha reaguar në disa momente. Ka qenë një surprizë dhe për të mënyra si unë kam luajtur me atë harmoninë, dashurinë time. Më vjen mirë që kam dhënë atë ndjesinë brenda shtëpisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com