Loading...

Dy hyrje të reja në shtëpinë e Big Brother Vip/ Ja kush i surprizoi banorët 

Dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari surprizuan banorët e shtëpisë me një tortë në dorë.

Ata iu bashkuan shtëpisë për ditëlindjen e Nitës.

Të gjithë banorët e BBVip u njohën me ngjarjen e rëndë që ndodhi në minutat e para të kësaj jave, ku godina e Top Channel u godit me 25 plumba kallashnikovi.

Për fat të keq i vdekur mbeti roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Edhe pse kishin dëgjuar të shtënat, banorët nuk dinin se çfarë kishte ndodhur.

Sapo morën vesh mbi lajmin ata mbetën të shtangur dhe në lot. Arbana i komunikoi se të shtunën banorët mund të marrin vendimin nëse do duan ta vazhdojnë garën apo jo.

E gjithashtu ajo i shprehu se sot nuk do të kishte një spektakël normal për shkak të asaj çfarë kishte ndodhur.

Prime-i i sotëm u mbyll pas 40 minutash.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com