Pasi produksioni i shfaqi Kiarës një video Kiarës ku Efi i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani, u duk se miqësia mes vajzave u kris.
Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë.
Kiara u eliminua mbrëmjen e djeshme dhe personi i parë nga ish-banorët me të cilin komunikoi dhe bëri një foto është pikërisht Efi.
E ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Kiara tha se “nuk ka diçka për të sqaruar” me Efin dhe se marrëdhënia e tyre do vijojë.
“Po flisnim në përgjithësi, folëm shumë pak. Nuk patëm mundësi të flisnim gjatë, por nuk ka gjë për të sqaruar. Sigurisht që marrëdhënia jonë do vazhdojë”, tha Kiara.