Loading...

Ja sa klikime ka arritur deri më tani kënga e Luizit

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Për ditën e Shën Valentinit, Luizi i ka dedikuar një këngë Kiarës, e cila titullohet “Me ty”, ku me ndihmën e produksionit të “BBV2” dhe producentit Elgit Doda kjo këngë u realizua shumë shpejt madje dhe është publikuar në platformën You Tube dhe kudo në rrjete sociale.

Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë e tashmë ka kaluar një muaj nga publikimi i saj dhe klikimet në You Tube duket se sa vjen edhe rriten. Deri më tani “Me ty” ka kaluar 10 milionë klikime në You Tube.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com