Loading...

Ish-banorja e BBV zbardh prapaskenat e produksionit dhe kapet keq me aktoren Olta Gixhari

Gazetarja Zhaklina Gjolla qëndroi pak ditë në “Big Brother Vip”, megjithatë pas daljes ajo e ka ndjekur formatin. Ajo jep mendimet e saj në lidhje me lojën e banorëve edhe gjatë Prime-ve ku është e pranishme në studio, ndërsa së fundmi ajo ka folur me ndjekësit e saj.

Nga deklaratat që Olta Gixhari ka bërë për të dhe kontrata e supozuar e Luizit me produksionin, te marrëdhënia e këtij të fundit me moderatoren Kiara Tito, Zhaku nuk u kursye me përgjigjet e saj.
Ç’po ndodh me Instagram-in e Luizit?

“Kur firmos një kontratë me një televizion, ti i shet të drejtat e portretit tënd këtij televizioni. Sigurisht që kontratat kanë klauzola të ndryshme, por për mendimin tim thjesht po zbatohet kontrata deri sa njëra nga palët të tërhiqet”.

A beson te dashuria mes Kiarës dhe Luizit?

“Nuk kam besuar kur isha brenda dhe të them të drejtën nuk besoj se ka një dashuri reale ose se ata të dy mendojnë që kjo martëdhënie do të zgjasë edhe kur ata të dalin jashtë. Aty brenda ata kanë një lidhje për lojë”

Çfarë ka për të thënë për deklaratën e Oltës, “i paska dhënë shenjat e para kjo”?

“Unë nga jashtë kam preferuar të hesht, duke qenë se është në lojë dhe nuk kam dashur fare ta komentoja as lojën e saj. Që ajo vazhdon merret me mua më bëhet shumë qejfi sepse më tregon që xhelozia e saj nuk ishte thjesht për lojë, por ishte e brendshme dhe e vërtetë, pra është një njeri xheloz”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com