Historia e Instagramit të Luizit ka momentalisht më shumë vëmendje se loja e tij brenda. Nga Luiz Ejlli, u kthye në Ina Ejlli dhe kjo sepse sipas menaxhuesve të tij,
motra dhe shoqja, është tentuar të merret nga Top Channel pasi këta të fundit pretendojnë se kanë të drejtat e lidhje me emrin dhe administrimin.
Kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ka reaguar në Instagram, ku informon se produksioni i ka kontaktuar dhe u ka thënë se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i takojnë Top Channel,
por thekson se për këtë nuk u kanë paraqitur asnjë dokument.