Protagonistët e Big brother, Luiz, Kiara dhe Olta janë bërë kryefjala e ccdo shqiptari në familje, punë apo kafene në biseda mes tyre.
Kryefjala e ditës sot në Shqipëri nuk janë çmimet e larta, e as rrogat e ulta, por çfarë ndodh dhe kush del gjatë prime-it nga shtëpia e Big Brother.
Madje shqiptarët kanë edhe banorin e tyre të preferuar, ku shumicën mesa duket i ka Luizi, i cili ëhstë kthyer në një fenomen më vete.
Ka dhe nga ata qytetarë që përveç banorit të preferuar kanë edhe armikun brenda shtëpisë, për të cilin janë gati të çojnë me dhjetra mesazhe vetëm për ta nxjerrë nga BBV.
Siç edhe e degjoni në video, zonja është fanse e Luizit dhe Kiarës, dhe këtë javë do të votojë disa herë për të nxjerrë Oltën nga shtëpia e BBV.