Mëngjesin e sotëm Kiara dhe Luizi teka ishin duke pirë kafen e mëngjesit kanë diskutuar për spektaklin e madh të së martës.
Gjatë bisedës së tij Luizi i ka thënë Kiarës që duhet të jenë të përgatitur sepse mund të bëhet një përmbledhje e të gjithë situatave që kanë ndodhur në shtëpi gjatë këtyre ditëve.
“Do bëhet një përmbledhje e të gjitha situatave të jemi të përgatitur”- tha Luizi.
Kujtojmë se çdo prime diskutohen çështjet më të nxehta që kanë ndodhur në shtëpi ndërkohë që banorët ballafaqohen me njëri-tjetrin dhe sqarojnë pakënaqësitë që kanë.
Nuk dihet nëse Luizi e ka thënë këtë gjë për veten e tij apo për të përgatitur Kiarën, megjithatë mbetet për tu parë sot në mbrëmje.