Loading...

Maestro deklaratë ‘bo mbë’ për Luizin!

Ndonëse ishte loja e Luizit ajo që e nxori jashtë, Armaldo Klogjeri ose Maestro që njihej në shtëpinë e Big Brother, tregon se ndaj tij nuk ka asnjë hatër mbetje. I ftuar në FunClub ai ka treguar se e vlerëson lojën e tij, për aq kohë sa është brenda rregullave.

“Ne po flasim në kuadër të lojës. Ky format është lojë. Por brenda lojës ka dhe moral. Unë Luizin e vlerësoj se si ka luajtur por e ka luajtur pak rëndë. I pabesë u tregua kur më tërhoqi në tualet dhe më nxori sërish në nominim.

Unë i dhashë dorën për atë që bëri. Përsa kohë nuk shkel rregullat nuk kam çfarë them. Mik me Luizin kam qenë dhe do jem. E dimë se Luizi bën humor dhe kur Luizi më mori në tualet më tërhoqi me humorin e tij. Ne nuk kemi diskutuar asgjë”, tha ai.

Megjithatë, fitoren ia uron Oltës.

“Olta apo Luizi? Që kishte popullaritet ishte e dukshme. Gjithë banorët e rinj që vinin shkonin te ai. I qëndroj asaj që kam thënë. Dua që këtë Big Brother ta fitojë një grua. Unë mendoj se edhe Luizi është konkurrent i fortë, por në fund e vendos publiku”, tha ai.

Armaldo u eliminua mbrëmjen e së shtunës, pas një nominimi përballë Luizi dhe Kristit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com