Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Tea Trifoni ka festuar së fundmi 24-vjetorin e lindjes. Teksa ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit, ajo vetë ka vendosur që në profilin e saj në “Instagram” të postojë disa fotografi kur ka qenë e vogël.
Në fotot në fjalë duket se Tea nuk ka ndryshuar shumë. Ajo ka të njëjtat tipare dhe po të njëjtën buzëqeshje.
“Kur isha e pa ndotur nga tmerret e njerëzimit #24”, ka shkruar Trifoni bashkëngjitur me imazhet që menjëherë kanë marrë mijëra pëlqime.
Sigurisht që nuk kanë munguar as urimet me rastin e ditëlindjes dhe gjithashtu fansat nuk ia kanë kursyer komplimentet, ku kanë vënë theksin se ajo duket edhe sot njësoj sikur ka qenë e vogël.