Hyrja e Lorencit në shtëpinë e Big Brother, duket se është komentuar si arsyeja që Keisi hoqi dorë nga raporti me Kristin.
Fillimisht ishte Sabiani, ai që përgënjeshtroi lajmet rreth një lidhje mes të dyve.
Këtë herë, ka qenë mikja e banores që ka folur rreth arsyes pse këngëtarja hoqi dorë nga një lidhje me Kristin.
“Mendoja se kur të dilnin do ndaheshin sepse nuk janë tipa të ngjashëm dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Edhe karakteri, edhe ana fizike.”-tha ajo.
E pyetur nëse Lorenci ndikoi në ndarjen e saj nga Kristi, shoqja e Keisit tha: “Keisi e shpjegoi edhe vetë shumë qartë. Në momentin kur u bë imitimi nga Visi, ajo e pa veten dhe se si vepron. Plus hyrja e Sabianit, plus edhe Gerti i tha “Je bërë si shërbëtorja e Kristit”.
Nuk besoj se ka lidhje fare Lorenci. Ka marrë sinjale dhe e kuptoj veten e saj se ishte diçka që nuk po ecte.” Por, çfarë e lidh Keisin realisht me Lorencin? Miqësi, apo lidhje romantike? “Vetëm miqësi. Kanë një shoqëri të përbashkët, profesioni i ka lidhur të dy.”-deklaroi shoqja e këngëtares.