Loading...

U tha se kënga e Armaldos në ‘BBV2’ është e vjedhur, Alban Kondi zbulon si qëndron e vërteta

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë kantautori i famshëm Alban Kondi, një artist i cili ka prodhuar mjaft projekte të arrira muzikore për tregun shqiptar. Ai ka folur rreth realizimeve të tij më të fundit, ku mund të përmendim këngën “Ta Dije” të Armaldo Kllogjerit dhe këngën “99 Sfida” nga Aurela Gaçe. Për këtë të fundit, Albani është shprehur:

E para, dua të them që Aurela është një natyrë e veçantë, përveç vokalit, është një natyrë shumë sfiduese dhe interesante.

Mjafton t’i dëgjosh albumin dhe ti e kupton se ka ngjyrë si artiste dhe shpreh mesazhe të ndryshme. Një këngë e tillë do një karakter të fortë dhe është krijuar posaçërisht për të. Stili im i të krijuarit përshtatet me artistin, jo me mua, në këtë rast kompozitorin ose producentin. Kënga ka lindur teksa ishim ulur dhe po diskutonim për sfidat që përballemi në jetë dhe sa arrijmë të flasim për to, kështu ne e menduam dhe e konceptuam të gjithë këtë kryevepër. Këngët motivuese, për jetën, për sfidat mungojnë në treg dhe njerëzit nuk flasin më rreth tyre. Këto kohë ka më shumë balada. E vuajmë shumë dashurinë, e duam atë. Pak por e sigurtë që kur flitet për dashurinë, që është emocioni më i bukur, është për ta goditur publikun. Por që mungojnë dhe është e nevojshme që artistët ta shprehin. Aurela në studio është sfiduese, kërkusese, nuk kënaqet me pak, e drejtpërdrejtë. Është artiste. Atë që e ndjen, e bën. Përgjithësisht, artistët rrijnë brenda një kornize, ndaj kjo është çka e bën Aurelën unike, pasi ajo sfidon veten e saj.

Një këngë dedikuar të gjitha vajzave dhe nënave ishte surpriza që Armaldo Kllogjeri bëri këtë të shtunë në “Big Brother VIP”, me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Me “Ta dije”, Maestro i këndoi banoreve të shtëpisë, gruas së tij Aidës dhe të gjitha vajzave në publik. Artisti falenderoi “Vëllanë e Madh” për mundësinë, Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin. I pyetur në lidhje me këtë eksperiencë, kantautori u shpreh:

Kontakti ka ardhur nëpërmejt Shpëtimit. Armaldo kishte shprehur dëshurën për të realizuar një këngë. Ka qenë kërkesa për një duet me Valbona Memën. Koha ishte e limituar. Kur ne mbarojmë këngën, të nesërmen del Valbona nga shtëpia dhe nuk realizohet si projekt.

Ajo kënga ishte projektuar për dy karaktere dhe nuk mund të dali ndryshe. Kishim një ditë e gjysmë kohë dhe nuk kishim asgjë. Unë e shihja si tenor si Andrea Bocelli, por duke patur parasysh se është show plot me ngjyra, ndërtuam një gjë burrërore bazuar në këtë rrymë. Kemi shkuar dhe e kemi regjistraur tek Dhoma e Rrëfimit. Ishte sikur do të futeshim tek Ambasada Amerikane edhe është regjistruar jo më shumë se 2 orë. Me Arbanën nuk jam takuar, por kemi marrë falenderime nga i gjithë stafi. Armaldo është emocionuar shumë dhe madje ka qarë. E kishte dëgjuar dy herë më parë si demo, por u ndje mungesa qe nuk kishte kohën e vet që të punonte. Ndodhi shpejt e shpejt, në kohë rekord.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com