Loading...

Dalin pamjet e pa transmetuara, në të njëjtin tualet me Luizin u fut edhe Olta: Pse nuk po dënohet Olta?

Krist Aliaj dhe Armaldo Kllogjeri këtë javë janë në nominim së bashku me Luiz Ejllin. Ishte ky i fundit që i futi në grackë dy banorët e tjerë, duke u futur në të njëjtin tualet njëkohësisht me ta.

Familjarët që gjenden pas Instagram-it të Kristit, kanë ripostuar një video nga një faqe TikTok-u, ku duket qartë Olta dhe Luizi duke hyrë në të njëjtin tualet.

“Edhe kur hyri Kristi ishte dera e hapur. Pse nuk po dënohet Olta,”-shkruhet sipër videos së postuar në Tiktok.

Kujtojmë që pasi u dha vendimi i zarfit të zi “Prime-n” e së martës, Luizi buzëqeshi dhe u shpreh se e gjitha ishte një inskenim nga ana e tij, që të dilte në nominim me Armaldon dhe Kristin, në mënyrë që njëri të largohet nga shtëpia.

Ai tregoi se për këtë veprim ishte inspiruar nga ish-fituesi i “BB Kanada”, i cili kishte bërë të njëjtën gjë gjatë kohës që kishte qenë konkurrent në edicionin e 10-të.

Ndonëse edhe opinionistja, Zhaklina ishte skeptike dhe nuk e besoi se ky ishte një plan i thurur nga Luizi, vetë ish-fituesi i “BB Kanada” ditën e djeshme reagoi duke e pohuar diçka të tillë, madje shprehu mbështetjen e tij për Ejllin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com