Një moment gjatë spektaklit të së martës mes Luizit dhe Kiarës duket se po merr përmasa të mëdha, për faktin se është theksuar nga aktorja Olta Gixhari e cila e akuzon këngëtarin se ka gjuajtur moderatoren, partneren e tij.
Bëhet fjalë për një moment kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri. Por Luizi duket në video teksa kthehet dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest.
Por kjo situatë është fryrë nga Olta e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë. Teksa qëndronin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente. Olta: Pse i gjuajte Kiarës
Luizi: Ku i gjuajta
Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën
Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat
Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?
Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie
Kiara: Ky është i dashuri im
Olta: Nuk më intereson fare
Olta: Të duket gjest normal?
Luizi: Nuk kam gjujt
Olta: I ke gjujt
Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?
Olta: E pashë dhe ajo që më bëri përshtypje është që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana dhe i tha a ke dicka për të thënë? Luizi: Ishte para se me gjujt Olta: Ishte pas Luizi: Okej si të thuash ti Në një moment të dytë, çifti kur ndodhet vetëm komenton akuzën e Oltës dhe Kiara tregohet e lodhur me situatën në shtëpi dhe i thotë Luizit të lënë shtëpinë.
Luizi: Ça je tu fol moj vajzë i thashë?
Kiara: Më shtyve more dhe bëri zhurmë se isha zbathur
Luizi: Më tha lëre pusho i thashë dhe unë i thashë pusho ti se isha në një debat, kaq, tani çfarë ti them unë?
Kiara: Po mirë mo hajde dalim ça të them unë
Luizi: Hadje dalim?
Kiara: Po dalim, kot tani krijojnë situata në cdo moment nga hici?
Luizi: Kush?
Kiara: Po nga të gjithë