Që prej nisjes se tij, edicioni i dytë i “Big Brother VIP” ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kjo për shkak të dinamikave që kanë ndodhur mes banorëve brenda në shtëpi.
Së fundmi në rrjet po qarkullon se gjatë “Prime”-t të së martës në spektakël do të hyjë aktorja e njohur Eva Alika, emri i së cilës është lakuar edhe në edicionin e parë.
Në shtëpi banorëvë iu është kërkuar nga “Vëllai i Madh” të mësojnë disa pjesë nga filmi i njohur shqiptar “Pallati 176”. Burime për Anabel.al kanë zbuluar se aty Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e spektaklit.
Aktorja e ka treguar dhe më parë se kishte menduar që të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se më thanë që të mos futesha unë bëj atë që më thotë mendja ime,”- tregoi Eva asokohe në “Goca dhe Gra”.