Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Bruno mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-it ka marrë një lajm shumë të dhi mbshëm. Atij, përmes një letre, iu komunikua që gjyshja e tij ka nd ërruar jetë.
Bruno shpë rtheu në lot me të lexuar letrën, ndërsa kujtoi momentet e bukura që ka pasur me gjyshen e tij. Ai tha se e kishte marrë bekimin e saj ka hyrë në “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë programit, opinionistja zyrtare e formatit, Anita Muçaj – Haradinaj duke komentuar përfundimin e historisë së njohjes mes Xhulit dhe Atdheut, ka kritikuar edhe një banore tjetër.
Anita kritikat e saj i ka adresuar Vivienit, pasi kjo e fundit gjatë fundjavës i tha Xhulit – “Atdheu të la ‘live’ në televizion”.
Sipas opinionistes kjo sjellje nuk është korrekte, pasi edhe vetë Vivienin e kishte larguar nga shtrati Getinjo, dhe ajo i ishte rikthyer përsëri.
Opinionisti tjetër i formatit, Olti Curri, ka komentuar kohën e shpejtë të krijimit të çifteve brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Ai tha se Vivien dhe Getinjo janë lidhur shpejt, por kur jemi tek shpejtësia, Curri vendin e parë për nxitim i ka dhënë Xhulit me Atdheun.
“I referohem lojës brenda dhe çifteve që janë formuar brenda. Se janë formuar tri çifte këtë edicion dhe unë çdo referim e bëj se çfarë kam parë me Andin e Gresën, Vivin dhe Getinjon. Vivi dhe Getinjo u lidhën shpejt, por Xhuli e Atdheu akoma më shpejt, më shpejt sesa të vjen një picë në shtëpi”, tha Olti.