Loading...

Moderatorët ‘detyrohen’ të hyjnë në shtëpinë e BBV, ja reagimi i banorëve

Banorët e Big Brother VIP Kosova përgjatë gjithë javës janë përballur me një sfidë të re. Ata nuk duhej të reagonin në lidhje personat që do të hynin në shtëpinë e famshme ndonëse do të ishin të provokuar nga ata.

Si fillim ishte reperi Getinjo që hyri i veshur si ‘Spiderman’, ai i cili për disa ditë ka krijuar shumë tollovi në shtëpi.

Pas tij edhe disa persona të tjetër erdhën në shtëpi, ndërsa sonte (e premte) para fillimit të spektaklit në BBVK kanë hyrë edhe dy prezantuesit Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

Ata po qëndrojnë pranë banorëve të cilët nuk kanë reaguar duke vazhduar me diskutimet ne njëri-tjetrin. Ndërkohë, Getinjo në një postim në Instagram tha se sonte do të zbuloj para banorëve që ai fshihet prapa maskës së Spiderman.

Ndërsa, theksojmë që në natën e spektaklit pritet që për banorët të performojë reper i njohur, Mozzik.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com