Loading...

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun: ‘Xhensilën e njoh dhe si…’

Monika Kryemadhi ishte një nga të ftuarat e drejtueses Luana Vjollca në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” në televizionin Klan.

E vendosur përballë një sfide personale Monika tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura, si miq, por edhe kundërshtarë të saj politikë. Ajo duhet të vendoste fotot e personazheve sipas lules që ajo mendonte se u përshtatej, duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë.

Teksa u shfaq fotoja e këngëtares Xhensila Myrtezaj, Monika zgjodhi ta vendoste tek lulja “Jasemin”, atë bashkë me Besin.

“Xhensilën e njoh si mama, pimë kafe bashkë, si edhe gatuajmë me njëra-tjetrën”, u shpreh Kryemadhi, duke treguar se për çiftin Kallaku ka mjaft respekt.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com