Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh u dha banorëve lojën e radhës, e cila kishte të bënte me pyetje anonime. Çdo banor ka pasur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Një pyetje që iu drejtua Luiz Ejllit ishte: “Përse bën sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?”. Këngëtari i njohur krehu përgjigje duke u bazuar në tre pika.
“E para e punës nuk e di. E dyta e punës nuk është. E treta e punës nëse është ka ikur me kohë”, tha artisti, i cili më pas shtoi: “Mos pastë ikur, kur të dal do të ikë”.
Ndërkohë kujtojmë se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë kësaj periudhe.