Olta Gixhari është shprehur disa herë se e mendon veten si fituese të “Big Brother VIP Albania”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh.
Gjatë një bisede me Ronaldon, ajo është shprehur se me aq lekë nuk të ndryshon jeta. Aktorja ka thënë se për standartin e jetës së saj, aq lekë janë shumë pak.
“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh.
Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën.
Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”, është shprehur Olta.