Loading...

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa feston sot ditëlindjen

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Ndriçim Xhepa, feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 66 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, artisti ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit.

Aktori, djali i “Artistes së Popullit”, Margarita Xhepa ka qenë gjithnjë pjesë e kinematografisë dhe teatrit shqiptar duke sjellë për publikun role e personazhe që janë ngulitur në memorien e secilit prej nesh.

Të gjithë e kujtojmë Gencin e “Unë e dua Erën”, Astritin e “Treni niset më shtatë pa pesë”, Arsenin e “Duaje emrin tënd” apo Alekon e “Njeriu i mirë”.

Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë Pas mbarimit te studimeve për aktor në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar.

Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” te Sajmonit me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier.

Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com