Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” ka nisur me një ‘tërheqje veshi’ nga Vëllai i Madh. Duke qenë se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur mjaft ofe ndime deri në bullizim dhe dhunë fizike, janë marrë masat e nevojshme.
Përveç largimit të Kejvinës, Vëllai i Madh vendosi që t’i dë nojë dhe banorët e tjerë. Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, u komunikoi atyre se për çdo fyerje, ofendim, fyerje, vënie në lojë, do ulen nga 2 mijë euro nga çmimi i madh.
Gjithashtu në ekranin e madh të vendosur në sallonin e ndenjës, banorët panë disa nga momentet më të shëmtuara që kishin ndodhur aty që nga fillimi i këtij reality show.
Në klip ishte përfshirë edhe momenti ku Dea Mishel ka një thikë në dorë e kur pranë saj kalon Luiz Ejlli, ajo ka një shikim të vrazhdë. Por jo vetëm kaq, pasi aty u shfaq edhe momenti kur Amos Zaharia po fliste me Kristi Dragot.
Të gjithë u justifikuan me fjalinë “ishte me shaka dhe me humor”. Për këtë arsye Arbana Osmani u kërkoi atyre që të kenë kujdes me batutat dhe shakatë, pasi nuk është mënyra e duhur e të thënit.
Por kjo kërkesë e moderatores së dashur për publikun duket se nuk është zbatuar nga disa prej banorëve. Mbrëmjen e djeshme teksa disa prej banorëve po festonin për ditëlindjen e Kiara Titos, kishte nga ata që komentonin se çfarë ndodhi gjatë prime-t.
Teksa Olta afrohet dhe përqafon Amosin, ky i fundit i thotë: “Nesër do zgjohemi me thi ka? Kë do vra sim?”