Moderatorja Fjoralba Ponari reagon ashpër ndaj mënyrës sesi po luajnë dhe asaj çfarë kanë shfaqur deri tani në “Big Brother VIP” banorët. Sipas saj, ky edicion i dytë po tregon fytyrën e shëmtuar të disa personave të konsideruar si “VIP” në Shqipëri.
“Komunikimi sikur janë në kohen e shpellave, rr ahin gioksin, ul ërasin, që llojnë. Intelektin as po lodhem ta komentoj, se qe kur ja jep me sa ke në kokë në vend që të argumentosh, e ke hu mbur diskutimin”, shkruan mes të tjerash ajo.
Me aq sa kuptohet në shkrim, reagimi i saj vjen pas sulmit që i është bërë ditët e fundit këngëtarit Luiz Ejlli nga të gjithë banorët, për një përpl asje që ky i fundit pati në “prime” me modelen Kejvina Kthjella. Madje, kjo e fundit veç ofendimeve, kaloi dhe në dh unë fizike duke e që lluar banorin tjetër.