Pas dinamikave të shumta që ndodhën mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP2”, kanë qenë disa banorë që kanë biseduar me Luizin, në lidhje me rrëfimin që kishte bërë.
Një ndër to është Kejvina Kthella, e cila ka reaguar mjaft e revoltuar kur këngëtari mohoi se ishte i sëmurë dhe historia i përkiste një shoku të tij.
Gjatë një bisede në oborr ku ndodhte edhe Tea, Kejvina e pyeti Luizin se “pse ia the Kiarës?”.
Kejvina: Do të të shëronte Kiara?
Kejvina: Ça roli do luante Kiara?
Luizi: Ta them unë pra. U lidha kaq shumë, u afeksionova kaq shumë pas saj, sa e kam si qëllim kur e dua diçka me shpirt, nuk ka shanse mos me e pas. Dhe i thashë sa do dalim nga këtu do ikim në Maldive.
Luizi: Si ti? Unë pra, se i thashë ku ke qejf me shku, se po flisnim një ditë, e tha ‘unë kam qejf me shku në Maldive’.