Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH, e cila ishte dedikuar historisë së këtij eventi, risolli në skenë këngë të paharrueshme në memorien e publikut shqiptar, duke ngjitur në skenë artistë të njohur.
Këngëtarët shumë të dashur të skenës, si: Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka Eranda Libohova, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Bojken Lako, Redon Makashi, Altin Goci u ngjitën në skenën e festivalit kombëtar, në një duet me konkurrentët për të kënduar hitet e tyre të paharrueshme.
Ndërsa Aurela Gaçe që ka bërë histori në festival, mungoi, dhe kështu nuk kishte si të kalonte pa u vënë re mungesa e saj, si në event ashtu edhe në spotet e transmetuara.
Këngët e saj nuk u përmendën askund dhe padyshim vetë këngëtarja ka një reagim për këtë.
Ishte gazetari Andi Vrapi që shpërndau në rrjetet sociale një bisedë me Aulona Mustën, e cila kërkonte të dinte pse Aurela Gace nuk ishte në festival. Mirëpo kësaj pyetje i është përgjigjur vetë ajo:
“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese!. Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet edhe historia, me shumë dashuri”, ka shkruar Aurela Gaçe.