Filloreta Raçi ka ndarë me publikun lajmin e bukur. Këngëtarja është shtatzënë. Lajmin e ka dhënë vetë artistja në natën e tretë të Festivalit të Këngës.
“Përgjegjësia ime në festival këtë herë ka qenë dyfish më e madhe sepse nuk kam kënduar vetëm, por me fëmijën tim brenda.
Zoti i bekoftë të gjitha mamatë se unë sot jam duke e kuptuar ç’ka po rritet brenda meje. Jam duke rritur një qenie të shenjtë që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Fifi.
Shtatzania e Fifit është përfolur ditë më parë mirëpo asnjëherë nuk u konfirmua.