Loading...

Rrëfehet Stresi: ‘Kur u ndava me Kejsin, nëna ime u co pëtua e tëra’

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, Stresi në emisionin Big Brother Vip Kosova ka folur për Kejsin, ish-bashkëshorten e tij, për të cilën thotë se ndjehet shumë keq se si e ka trajtuar atë. Duke u përballur me një videomesazh të nënës së tij, Shpresës, Stresi i ka kërkuar asaj falje për mënyrën sesi e ka tradhëtuar dhe pë tradhëtinë.

“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë. Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe.

Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u co ptua komplet. Ajo më ska qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.

Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem.

Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë.

Ky është komplet fatal i imi. E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua,”- tha Stresi në Klan Kosova. Ndërsa nuk i kurseu as lotët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com