Po licia e Kosovës ka hyrë sot në “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet duhani. Policia ka zhvilluar biseda me personat përgjegjës të produksionit dhe spektaklit televiziv. Drejtori i Televizionit Klan, Adriatik Kelmendi ka sqaruar se bëhet fjalë për duhan të mbështjellë.
Duke e shfrytëzuar këtë rast, po ashtu duam të sqarojmë se një numër i konsiderueshëm i stafit të angazhuar për projektin e BBVK jo domosdoshmërisht kanë përvojë të mëhershme televizive. Së këndejmi, kemi vërejtur se ditë më herët na është përvjedhur brenda shtëpisë edhe një produkt i padëshiruar konsumues. Edhe me këtë rast, është intervenuar menjëherë që produktet e tilla konsumese të largohen nga hapësira e shtëpisë.
Mbi të gjitha, ne duam të ju falënderojmë shumë për përkrahjen që kemi marrë nga shikuesit e shumë të spektaklit të parë Big Brother në Kosovë dhe, po ashtu, edhe për kritikat. Të gjitha janë të mirëseardhura, meqë kjo është hera e parë edhe për ne që realizojmë një spektakël të përmasave të këtilla dhe disa lëshime edhe mund të ndodhin.
Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë lëshim i paqëllimshëm, duam të kërkojmë falje! Faleminderit! Dhe na shikoni, na shkruani, na kritikoni dhe përgëzoni edhe në 95 ditët në vazhdim!
Shihemi sonte prej 21:00, me spektaklin e dytë me radhë”!