Loading...

Një tjetër emër e njohur e showbiz-it shqiptar që do jetë banorja më e re e ‘Big Brother VIP’

E ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Goca dhe Gra”, Kejvina Kthella shprehu dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”. “Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë.

Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jem me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”, tha ajo.

Mirëpo duket se dëshira e saj është realizuar. Burime për “Vip Magazine” bëjnë të ditur se modelja do të jetë pjesë e këtij formati.

Emra të tjerë që pritet të jenë pjesë e formatit janë Kiara Tito, Jori Delli dhe Albi Nako.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com