Loading...

Moderatorja e njohur shqiptare surprizohet nga partneri i saj, djali i Jozefina Topallit

Cindy Marina që është edhe moderatore e njohur mbrëmjen e djeshme në “Dance Albania” kishte një spektator special që po ndiqte performancën e saj.

Njeriu i saj i zemrës, Genari, djali i ish-parlamentares Jozefina Topalli e surprizoi duke ardhur në publik për ta përkrahur.

Momenti nuk i ka shpëtuar moderatores Aleketa Vejsiu, e cila pyet Cindy Marinën se çfarë emocioni provon në një situatë të tillë.

Si asnjëherë në ekran, moderatorja e njohur shqiptare surprizohet
Cindy u shpreh e emocionuar për këtë fakt dhe se u ndje shumë mirë.

“Është një emocion patjetër. Ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mirë”, u shpreh Cindy.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com