Loading...

Donaldi dhe Luana në garë për klikime, nuk mungon as ndërhyrja edhe Beatrix Ramosajt

Një përplasje virtuale për klikimet ka nisur mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt. Ishte ky i fundit që ironizoi moderatoren e ‘Zemër Luana’ që vjen në një tjetër ekran, për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave.

Klikimet e Luanës kanë arritur në shifra rekord që me puntatën e parë, ndaj falënderonte ndjekësit. Por ironisë së Donaldit, ajo zgjedh t’i kundërpërgjigjet me një postim në Instagram.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkroi ajo në një postim.

Luana pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komente.

“Vajzë, tregoju si bëhet”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në seksionin e komenteve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com