Loading...

Elsa Lila nuk ndalet, këngëtarja i dërgon një mesazh publikisht Pirro Çakos

Elsa Lila është bërë pjesë e Instagramit, prej disa ditësh. Ajo ka vendosur ta lërë pas të shkuarën e err ët në Itali dhe ka vendosur të rikthehet në muzikë.

Pas lajmit që dha më herët se po vjen me një këngë, këtë radhë, Elsa ka rikujtuar edhe një ndër këngët e saj më të suksesshme. Bëhet fjalë për bashkëpunimin me Pirro Çakon me titull “Diferenca je ti”.

“Diferenca je ti” me Pirro Çako! Kujtime të shkëlqyera, këngë e madhe, festival i madh! Ishim pjesmarrës në festivalin në 2007! Përqafime Pirro, perqafime Pali Kuke”, ka shkruar ajo krah këngës në Instagram.

Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Elsa Lila është kthyer në vëmendjen e mediave. Ajo u bë “e gja llë” disa muaj pasi u arr estua nën aku zën për përfshirje në një grup kri minal që merrej me tr afikun e dro gës.

Këngëtarja ra në pra nga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-dr ogë në Itali.

Elsa ka hapur profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërkohë sot po vazhdon me postimet, duke paralajmëruar rikthimin në muzikë dhe këngën e re. Ajo ka postuar disa foto të realizuara në studion e Fadil Berishës, krahas së cilave i falenderon të gjithë për mbështetjen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com