Loading...

Aleksia Peleshi ‘përpl aset’ me ndjekësit: ‘Me logjikën që paske ti, bebe kopshi qenke’

Si ç’ndodh shpesh, Alkesia Peleshi ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjetet e saj sociale mjaft të populluara. Dikush i ka thënë se do një punë dhe Aleksia ka ndarë eksperiencën e saj duke i treguar se ajo e ka gjetur punën në një faqe online në internet.

Por pas kësaj nuk ka munguar ndjekësi që i kujton se është vajza e ministrit dhe që ka gjetur punë në internet nuk e beson as një bebe kopshti, shprehet ai.

Por Aleksia është revoltuar dhe i ka kthyer një përgjigje të kopsitur:

“Me logjikën që paske ti, bebe kopshi qenke. Unë e kam thënë shumë herë, por po e them prap. Unë nuk eci me kulturën e parapambetur, babai i suksesshëm-fëmijë i suksesshëm. Suksesi i prindit nuk është suksesi i fëmijëves. Nepotizmi nuk ekziston në kulturën e familjes sime. Në momentin që fëmija nuk ka eksperienca pune, nuk ka aftësi, nuk ka vullnet,

nuk di të nxjerri një 5 mijë leksh vetë jo vajza e ministrtit po vajza e presidentit të Amerikës të jetë nuk ecën dot përpara në jetë. Asgjë që të vjen gati nuk të vjen për mirë. Sepse e zëmë që qënka kështu që thua ti që e kam babin në pozitë dhe nuk kam nevojë të punoj, po kur mos ta kem më babin ministër ku do përplasem unë nëse gjithë këto vite parazitoj”, shprehet Aleksia Peleshi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com