Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë pranuar më në fund ribashkimin e tyre. Çifti, i cili prej muajsh po e shijonte dashurinë në mënyrë të fshehtë, publikuan ditën e djeshme një foto së bashku, duke plotësuar kështu dëshirën e fansave.
E natyrisht që të shumtë kanë qenë reagimet e personazheve të njohur për këtë foto, kaq shumë të pritur. Ndër komentueset ishte edhe Olsa Muhameti. Bashkëpunëtorja dhe mikesha e Borës, nuk e ka fshehur lumturinë për çiftin, duke i komentuar në foton e tyre. “Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkruan Olsa. Me gjasa Olsa nuk është e vetmja që ka ndryshuar mendim për Donaldin muajt e fundit.
Në kohën kur aktori ishte pjesë e Big Brother dhe u lidh me Beatrix, Olsa ishte ndër personazhet që e sulmoi publikisht, duke mos e fshehur ‘mërinë’ e saj me aktorin. “Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë”. Do të shkruante Olsa atë periudhë. Por kur Bora e fali Donaldin, si mos ta fal edhe Olsa. Sot autorja e “Përputhen” është ndër personat më të afërt me çiftin, duke lënë pas deklaratat e hidhura të së shkuarës së afërt.