Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë së shpejti dashurinë e tyre në martesë.
Blogerja zbuloi mbrëmjen e djeshme disa detaje nga dasma, duke thënë se do të ketë elementë tradicionalë.
Ndër të tjera ajo tha se edhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha, është mbështetës dhe e ka miratuar datën e dasmës.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta.
Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë.
Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.
Vjehrrit thjesht i thamë, ai është gjithmonë mbështetës dhe tha në rregull për datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale.
Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Armina Mevlani.