Loading...

Ylli italian Fedez përshëndet shqip nga Tirana, bën shqiponjën me duar: ‘O vëlla jemi shok’

Reperi i njohur italian Fedez ishte mbrëmjen e djeshme mes artistëve shqiptarë dhe të huaj që kanë performuar në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”. Eventi do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, sot dhe nesër në kodrat e Liqenit Artificial.

“O vëlla jemi shok”, është fjalia që Fedez dhe miku i tij e kanë përdorur në disa video në Tiranë. Me duar ata bëjnë simbolin e shqiponjës dy krenare.

33 vjeçari Federico Leonardo Lucia, i njohur në botën e muzikës si Fedez, dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij për mijëra të rinj nga Tirana dhe Evropa që ishin në festival. Fjalia e mësipërme nuk ishte e vetmja që ai dinte në shqip.

Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi një tjetër fjalë që di në gjuhën shqipe është “Q**** r*bt”. Një sharje që përdoret nrëndom në vendin tonë e mesa duket ka mbërritur dhe në veshin e Fedez.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com