Dea Mishel Hoxha, e cila u bë e njohur për publikun nga “Hostel by Anabel” ka vendosur të bëjë humor me fëmijët që rriten në jetimore dhe që jo si pasojë e zgjedhjes së tyre, nuk kanë një shtëpi.
Në një video që e ka publikuar në ‘Tik Tok’, Dea me tone tallëse pyet se si mund ta vizatojnë një shtëpi fëmijët jetimë. Duke bërë ‘humor të zi’, ajo pyet nëse shtëpia në vizatimin e një jetimi është ajo klasikja me çatinë lart apo forma e institucionit ku rriten, me shumë dritare.
“Sot kam një tjetër mendim, këtë nuk e di a do ta them. Por, do e them, nëse ju ma merrni për keq, është problem juaj. Kur fëmijëve jetimë ju kërkohet…(qesh)…thjesht jam kurioze dhe rastis që kurioziteti im ju bën për të qeshur, por nuk po tallem, nuk po tallem. Nëse fëmijëve jetimë…(qesh), fëmijëve jetimë ju kërkohet të vizatojnë një shtëpi, a e vizatojnë një drejtkëndësh me një trekëndësh sipër apo një katror kështu me shumë dritare në formën e një institucioni. Tani më vjen për të qarë,”- thotë Dea./Shqiperiaime