Dikur Monika Lubonja, Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri ishin të pandarë në ‘Big Brother VIP’. Mirëpo, gjërat morën një kthesë tjetër dhe papritur balerini ndryshoi raportet me Monikën. Pas përfundimit të spektaklit marrëdhënia u kris edhe mes Monikës dhe Arjolës. Madje, të tre tani ironizohen në rrjetet sociale.
Aktorja u është përgjigjur ironizimeve të Arjolës dhe Ilirit në rrjetet sociale ku ka postuar një video duke shkruar disa vargje të poezisë ‘Bota plot me njerëz bosh’ të Dritëro Agollit: “Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh. Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh”. Në këtë mënyrë ajo ka ironizuar dy ish-miqtë duke iu kundërpërgjigjur për postimet e para disa ditëve.
Arjola postoi në rrjetet sociale një foto kur ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Krahas saj shkroi: “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the!”- duke iu drejtuar Ilir Shaqirit.
Ky i fundit e ka ripostuar postimin e Arjolës ku si mbishkrim i ka vendosur shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën. “A ke pleh me shit,”-shkruan balerini.
Më herët kujtojmë që në një ‘Ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin. Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendonte se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ‘ironizoi’ duke u përgjigjur se ka qenë ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.
E pyetur nëse ishte penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”. Ndërsa një tjetër shkruante se lart e poshtë kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Ndjekësi e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.
“Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”– u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë. Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ilirit. Balerini u kundërpërgjme një foto në Instastory krahas së cilës shkruante: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”– referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për batutat e saj me bananet.