Këngëtarja e njohur, Barbana Dini ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj. Mbrëmë Barbana ka festuar ditëlindjen dhe nga festa miqtë kanë publikuar një video ku partneri i saj ulet në gjunjë dhe i propozon.
Barbana prej kohësh ka nisur një jetë të re në Amerikë me partnerin e saj.
Këngëtarja poston shpesh foto krah mashkullit që i ka vjedhur zemrën, por pa zbuluar identitetin e tij.
Mbi të gjitha Barbana duket e lumtur dhe ne urojmë çiftin për këtë hap të rradhës.