Loading...

Alvisa Qarri poston foto me të dashurin e ri/ Kush është djali që i ka rrë mbyer zemrën?

Ish-konkurentja “Për’puthen”, Alvisa Qarri, mesa duket e paska gjetur dashurinë e saj. Ajo ka postuar disa foto së fundmi, ku duket se po shijon disa ditë pushime në qytetin e Barcelonës.

Por ajo çfarë ra në sy ishte fotoja me një mashkull misterioz në të cilën Alvisa shkruan “të dua”. Megjithatë ajo nuk e ka zbuluar identitetin e tij akoma duke marrë parasysh se mund të jenë në fillimet e lidhjes së tyre.

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që dolë nga emisioni i “Për’puthën 3”, dhe gjatë intervistave të ndryshme ku shprehnin ecurinë e lidhjes së tyre, dukej sikur çdo gjë po shkonte shumë mirë. Por kjo nuk zgjati shumë pasi lajmi i ndarjes erdhi nga ana e Bashkimit . Pasi ndarja e deklaruar nga Bashkimi u bë e bujshme, në emision u fol nga tre konkurrentë (Ana,Edi,Samiu) për tradhti nga ana e Alvisës.

Kush është djali që i ka rrë mbyer zemrën?

Para disa kohësh Alvisa Qarri është përballur me një tjetër ngjarje të pakëndshme, ku i është vjedhur llogaria e saj e “Instagram”-it. Personi që ka bërë këtë, ka postuar disa nga bisedat e saj me konkurrentët dhe ish-konkurrentët e tjerë të emisionit, duke zbuluar një sërë detajesh lidhur me të pathënat e tyre që i kanë habitur të gjithë fansat.

Pak kohë më vonë, Alvisa arriti të rikthejë llogarinë e saj të “Instagram”, dhe reagoi lidhur me këtë ngjarje. Ajo i ka kërkuar ndjesë të gjithëve për publikimin e bisedave dhe ka paralajmëruar për marrjen e masave mbi shkeljen e privatësisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com