Alban Skënderaj ka rrëfyer si rrallëherë disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.
Në një intervistë ndryshe në “A Live Night”, Alban Skënderaj tha se momenti kur mori vesh se nëna e tij vua nte nga një sëmundje të pashërueshme ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.
Në të njëjtën kohë, ai mori vesh edhe se Miriami ishte shtatzënë por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aks ident të r ëndë, për pasojë qëndroi tre javë në ko ma.
Albani rrëfen se i përballoi në të njëjtën kohë këto tre ngjarje me dy emocione të kundërta dhe për të ishte shumë e vështirë.
“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, dr ama më e madhe e jetës time.
Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lid hur pëson një ak sident shumë të rë ndë, dy-tre javë në ko ma. Miriami sihte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në ko ma.
Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rë nde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vë shtirë”, tregoi Albani në “A live Night”.