Loading...

Moderatorja e njohur e Top Channel Bora Zemani do të marrë drejtimin e një spektakli të madh, largohet nga Përputhen

Bora Zemani nuk do të jetë më prezantuesja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se moderatorja nuk do ta drejtojë më këtë program, që e risolli në qendër të vëmendjes.
Teksa ndodhej në studion e programit së bashku me Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin, moderatorja u shpreh se është shumë e emocionuar duke zbuluar se arsyeja është pikërisht përfundimi i sezonit të “Për’puthen.”

Jo më kot në këtë video që ka postuar pak orë më parë, Bora duket e emocionuar për mbylljen e programit që është i fundit për të.

Në shtator Bora pritet të drejtojë programin “Dancing ëith the Stars”, ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.

Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet sërish, por me një studio krejtësisht të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re.
Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të emisionit “Për’puthen”, por më së shumti për jetën e saj personale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com