Balerini Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë me një ceremoni martesore buzë detit. Në ditën e dasmës ata kanë festuar gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së balerinit.
Në dasmë u panë miq të shumtë apo familjarë të çiftit. Balerini kishte të ftuar gjithashtu në ditën më të rëndësishme dhe disa prej ish-banorëve të “BBVIP”. Arbër Sulstarova me partneren e tij, Ardit Çuni, Sheila Haxhiraj, Meridian Ramçaj, Arjola Demiri, Valon Shehu ishin pjesë e festës.
Mirëpo të gjithë duan të dinë nëse miku i tij Sabiani ishte pjesë e dasmës. Për fat të keq jo dhe duket se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë.
Por ku ndodhej këngëtari gjatë kohës ku po zhvillohej dasma?
Ai ka zbuluar nëpërmjet një InstaStory se ndodhet në Vlorë, Dhërmi duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij.
Rikujtojmë se teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel”, Sabi nuk i kurseu deklaratat për “vëllanë” e tij.
“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.
Menjëherë pas deklaratës së këngëtari, erdhi dhe reagimi i balerinit. “Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, është shprehur Iliri.
Balerini tha se aktualisht është angazhuar me disa projekte në Itali, të cilat u shtynë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. I pyetur për mikun më të mirë pas BB, Iliri tha se ka disa miq të mirë, me të cilët vazhdon që të mbajë marrëdhënie të mira, por pa përmendur emrin e Sabianit.