Loading...

Donaldi i ‘çmendi’ të gjithë me dedikimin që bëri për Borën LIVE në emision: ‘E ka ndjerë gjithë Shqipëria’

Edhe ju menduat se Semi Jaupaj do të ishte e fundit që mund t’ia falte Donald Veshajt lidhjen me Beatrix Ramosajn? Këngëtarja i surprizoi të gjithë duke u shfaqur ditën e djeshme krah aktorit në rrjetet sociale. Mbrëmjen e sotme ajo është e ftuara e radhës në “Më lër të flas”.

Dhe sikurse pritej i tha të gjitha. Fillimisht ajo zbuloi se i shkroi e para Donaldit sepse mori vesh që nuk ishte në gjendje të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Donaldi: E kuptoj që jeni habitur dhe keni mendime të çuditshme por kalojmë të rubrika. Urime për këngën “Mos u kthye”. Shyqyr që jam gjallë. E kam ndjerë dhe e ka ndjerë gjithë Shqipëria. Shumë e çuditshme që jemi në një intervistë.

Romeo: Si është raporti mes jush?

Semi: As mirë, as keq. Unë i shkruajta Donaldit. Dëgjova se ishte shumë keq dhe se po kalonte një periudhë të keqe. U ndjeva keq dhe u bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan. Por pastaj nuk pushonte më telefoni sepse vetëm më shkruante.
Donaldi: A u gëzove që nuk fitova?

Semi: U gëzova shumë. Mund ta fitonte kush të donte, vetëm ti jo.

Mes të tjerash Semi pranoi se “Mos u kthe ishte dedikim për Donaldin dhe Borën dhe se Ylli Limani e ktheu në këngë historinë e tyre.

Donaldi: Kam dëgjuar se ajo kënga ka qenë për mua. Si ndodhi?

Semi: Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh dhe i kërkova të më bënte një këngë. Isha me Borën. Duke qenë se ti ishe në BBV dhe kishim dëgjuar për bëmat e tua. Filluam të flasim për ndjesitë e shoqes sime të ngushtë dhe bëmat e tua. Ylli u frymëzua dhe doli kjo kënga. Është dedikim.

Donaldi i tha se ka shkruar versioni tjetër të këngës ku përmendte martesën me Borën.

Donaldi: Unë kam shkruar versionin tim: “Nxirri krejt në tavolinë, krejt të mirat që m’i din, kurrgjo mrena mos të rij. Emrin tim thuje sot, jepi ti bërtite fort, e di që më do më së shumti në botë. A e di si është me u zgju dhe me u gzu që je këtu. E mos u nxeh, mos u mërzit për dy komente të këqija. Mos u nxeh se jam tu u munu me të sjell gjithë kujtimet. Para syve t’botës pashë, më të bukur nuk e di a ka, si mund të jesh me kaq fat. Emrin tënd do ta përmend do ta bëj tatoo aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu se je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mua dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën: A si qenka dashuria, se jemi dy nga labëria.”

Semi: Më ka bërë përshtypje që njerëzit menduan se kemi lidhje.

Donaldi: Ishe në një event me Borën. Çne i ndeze cigaren? Çfarë ndodhi?

Semi: Rastisëm. Se më pak sikleti dhe nuk dua të flas shumë.

Donaldi: Unë ty nuk të hodha kurrë posht, po ti pse më hodhe?

Semi: Pse çfarë të bëra unë që të më hidhje poshtë? Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë

Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit. Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuas asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com